Nefail Maliqi: Kush është kundër votimit të diasporës, është kundër shtetit
Kryeredaktori i gazetës shqiptare në Zvicër, Nefail Maliqi, ka reaguar ndaj debateve të fundit rreth votimit të diasporës për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke i cilësuar ato si të pabaza dhe të dëmshme për procesin demokratik. Maliqi në “Gazeta” tha se data 28 dhjetor do të jetë historike për mërgatën shqiptare, pasi sipas tij për


Kryeredaktori i gazetës shqiptare në Zvicër, Nefail Maliqi, ka reaguar ndaj debateve të fundit rreth votimit të diasporës për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke i cilësuar ato si të pabaza dhe të dëmshme për procesin demokratik.
Maliqi në “Gazeta” tha se data 28 dhjetor do të jetë historike për mërgatën shqiptare, pasi sipas tij për herë të parë pritet një numër i dyfishuar i votuesve nga diaspora që do të vijnë në Kosovë për të ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese.
“Me datë 28 dhjetor presidentja ka nderuar diasporën shqiptare, sepse për herë të parë po votojmë bashkarisht dhe sigurisht edhe do të festojmë bashkarisht. Për herë të parë do të jetë numër i dyfishuar i mërgimtarëve që do të vërshojnë aeroportin ‘Adem Jashari’ në Prishtinë,” tha ai.
Ai kritikoi disa analistë dhe gazetarë që, sipas tij, po hapin debate të panevojshme për të drejtën e diasporës për të votuar.
“Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, çdo qytetar qoftë brenda apo jashtë vendit ka të drejtë legjitime të votojë dhe askush nuk ka të drejtë ta përjashtojë diasporën. Ndryshe quhet diskriminim,” u shpreh Maliqi.
Ai shtoi se ata që kundërshtojnë votimin e diasporës “de facto janë edhe kundër shtetit”, duke theksuar se pjesëmarrja e mërgatës në zgjedhje është jo vetëm e drejtë, por edhe detyrim moral.
“Të votosh sot për vendin tënd është jo vetëm obligim, por edhe mision kombëtar. Nuk e kuptoj pse kjo frikë e opozitës nga diaspora për zgjedhjet e 28 dhjetorit,” theksoi më tej Maliqi. /Gazeta10


