Nënkalimi në lagjen Dardania të Tetovës sërish nën ujë, u bllokua një veturë 

Si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut, nënkalimi në lagjen Dardania në Tetovë u mbush me ujë nga ku një veturë mbeti e bllokuar, transmeton Portalb.mk.  Nga Qendra për Menaxhim me Kriza njoftuan se shoferi e ka lëshuar automjetin me kohë dhe nuk është lënduar.  “Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë ekipet e […]

Nënkalimi në lagjen Dardania të Tetovës sërish nën ujë, u bllokua një veturë 
Nënkalimi në lagjen Dardania në Tetovë. Foto: QMK (16.10.2025)

Si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut, nënkalimi në lagjen Dardania në Tetovë u mbush me ujë nga ku një veturë mbeti e bllokuar, transmeton Portalb.mk

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza njoftuan se shoferi e ka lëshuar automjetin me kohë dhe nuk është lënduar. 

“Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë ekipet e SPB Tetovë dhe Njësisë Territoriale të Mbrojtjes nga Zjarri Tetovë, të cilat kanë ndërhyrë me dy automjete zjarrfikëse dhe katër zjarrfikës”, thanë nga Qendra për Menaxhim me Kriza. 

Në lagjen Dardania ekzistojnë dy rrugë alternative që qytetarët mund t’i përdorin për kryerjen e papenguar të obligimeve të tyre të përditshme derisa të përfundojë pastrimi dhe normalizimi i situatës. 

“Apelojmë te qytetarët për kujdes dhe respektim të udhëzimeve nga shërbimet kompetente”, thonë nga QMK. 

Ndryshe, nënkalimi në lagjen Dardania mbushet me ujë dhe bllokohet për kalim çdo herë kur ka reshje më të dendura të shiut.