Nesër do të luhen dy ndeshjet e javës së XI-të në Ligën e Parë

Në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut prej nesër do të fillojnë ndeshjet e javës së XI-të, pasi në fundjavë do të jetë xhiro e dytë e zgjedhjeve lokale, transmeton Portalb.mk. Ndeshja Arsimi – Rabotniçki dhe Makedonija Gj.P. – Bashkimi do të fillojnë prej orës 13:30. Ndeshja e parë do të luhet në stadiumin […]

Nesër do të luhen dy ndeshjet e javës së XI-të në Ligën e Parë
Stadiumi i ekipit KF Struga Trim&Lum. Foto nga Faton Curri - Portalb.mk.

Në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut prej nesër do të fillojnë ndeshjet e javës së XI-të, pasi në fundjavë do të jetë xhiro e dytë e zgjedhjeve lokale, transmeton Portalb.mk.

Ndeshja Arsimi – Rabotniçki dhe Makedonija Gj.P. – Bashkimi do të fillojnë prej orës 13:30. Ndeshja e parë do të luhet në stadiumin e Gostviarit, ndërsa ndeshja e dytë në stadiumin e Gjorçe Petrovit.

Të enjten në Strugë do të luhet ndeshja ndërmjet Shkupit dhe Strugës, ndërsa ndeshja Pelister – Tikvesh do të luhet në Manastir.

Shkëndija të premten do të jetë mysafir i Akademia Brers në Strumicë, ndërsa Sileksi mysafir i Vardarit në Shkup.