Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur në Tetovë
Në parkingun e një banese afër Tregut të Gjelbër në Tetovë është gjendur e vdekur një vajzë e re. Nuk dihen ende rrethanat në të cilat ka ndodhur vdekja e vajzës, transmeton Portalb.mk. Raportohet se viktima është një shtetase e Republikës së Kosovës, mosha e së cilës është 25 vjeç. Në vendngjarje janë Policia dhe […]

Në parkingun e një banese afër Tregut të Gjelbër në Tetovë është gjendur e vdekur një vajzë e re. Nuk dihen ende rrethanat në të cilat ka ndodhur vdekja e vajzës, transmeton Portalb.mk.
Raportohet se viktima është një shtetase e Republikës së Kosovës, mosha e së cilës është 25 vjeç.
Në vendngjarje janë Policia dhe Prokuroria, ndërsa në vazhdim priten informacione zyrtare.
