Netanyahu bisedë telefonike me Trump/ Izraeli: SHBA mbështet qëllimet tona

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidenti amerikan Donald Trump kanë zhvilluar një bisedë telefonike, ku kanë diskutuar për luftën në Gaza. Trump shprehu mbështetjen për qëllimet aktuale të Netanyahut në luftën në Gaza si edhe domosdoshmërinë për të parandaluar Iranin për pajisjet me armë bërthamore. Trump shprehu mbështetjen e tij për objektivat e vendosura nga [...]Read More...

Netanyahu bisedë telefonike me Trump/ Izraeli: SHBA mbështet qëllimet tona

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidenti amerikan Donald Trump kanë zhvilluar një bisedë telefonike, ku kanë diskutuar për luftën në Gaza.

Trump shprehu mbështetjen për qëllimet aktuale të Netanyahut në luftën në Gaza si edhe domosdoshmërinë për të parandaluar Iranin për pajisjet me armë bërthamore.

Trump shprehu mbështetjen e tij për objektivat e vendosura nga Netanyahu, lidhur me lirimin e të gjithë pengjeve si edhe eliminimin e Hamasit.

Mes të tjerash, Netanyahu falënderoi homologun e tij amerikan për përpjekjet që ai dhe qeveria e tij po bëjnë për të luftuar manifestimet e antisemitizmit në Shtetet e Bashkuara.