Neuchâtel synon të trajnojë 1,100 infermierë të rinj deri në vitin 2032
Neuchâtel, e ndodhur në Zvicrën frankofone, po ndërmerr masa kantonale për të përforcuar formimin, atraktivitetin dhe praktikën profesionale në fushën e infermierisë, në përputhje me iniciativën federale. Qëllimi është të trajnohen 1,100 persona të rinj deri në vitin 2032, nga të cilët 60% në universitetet e shkencave të aplikuara (HES) dhe 40% në shkollat e […] The post Neuchâtel synon të trajnojë 1,100 infermierë të rinj deri në vitin 2032 appeared first on Albinfo.

Neuchâtel, e ndodhur në Zvicrën frankofone, po ndërmerr masa kantonale për të përforcuar formimin, atraktivitetin dhe praktikën profesionale në fushën e infermierisë, në përputhje me iniciativën federale. Qëllimi është të trajnohen 1,100 persona të rinj deri në vitin 2032, nga të cilët 60% në universitetet e shkencave të aplikuara (HES) dhe 40% në shkollat e larta profesionale (ES).
“Kantoni dëshiron të mbështesë zbatimin e masave të synuara si fleksibilizimi i programeve të trajnimit, ndjekja individuale arsimore dhe shkurtimi i trajnimit për studentët e ES që janë në posedim të një diplome CFC në kujdesin shoqëror dhe ndihmës shëndetësor (ASSC),” bëri të ditur autoriteti kantonal të enjten, transmeton albinfo.ch.
Qendrat e kujdesit shëndetësor (shtëpitë e kujdesit, spitalet dhe organizatat e kujdesit në shtëpi) do të detyrohen të trajnojnë studentë të ES dhe HES, si dhe nxënës praktikantë (ASSC), duke filluar nga gjysma e dytë e vitit 2025. Për çdo praktikant, ata do të marrin një kontribut prej 300 frangash në javë dhe do të mund të mbështeten nga një ekip praktikuesish trajnues.
Mbështetje financiare për rikualifikim profesional
Pjesa e dytë e masave kantonale fokusohet në ndihmën financiare individuale për ata që kërkojnë rikualifikim, riintegrim apo integrim profesional në fushën e infermierisë. Kjo ndihmë do të jepet në bazë të kushteve të përcaktuara dhe mund të jetë subjekt i kthimit.
Në qershor 2024, Këshilli i Madh kishte miratuar një kredi prej 21.1 milionë frangash për të realizuar objektivat e trajnimit të infermierëve. Një raport i dytë pritet t’i paraqitet parlamentit gjatë verës. Konfederata po subvencionon këtë fazë të parë të projektit për vitet 2024 dhe 2025 me një shumë prej 1.3 milionë frangash.
The post Neuchâtel synon të trajnojë 1,100 infermierë të rinj deri në vitin 2032 appeared first on Albinfo.