“Ngjarja 50 metra nga komisariati”/ Vrasja e Gilmando Danit, gazetarja: Policia është shkretuar, godisnin xhamin me shkelm

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje lidhur me atentatin e ndodhur pranë aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos rëndë agjenti i AMP-së, Muçi Shaljani. Gjatë një interviste në News 24, Lala u shpreh se atentati ka ndodhur në një nga zonat më të sigurta të vendit, vetëm 50 metra […] The post “Ngjarja 50 metra nga komisariati”/ Vrasja e Gilmando Danit, gazetarja: Policia është shkretuar, godisnin xhamin me shkelm appeared first on Ditar.al.

“Ngjarja 50 metra nga komisariati”/ Vrasja e Gilmando Danit, gazetarja: Policia është shkretuar, godisnin xhamin me shkelm

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje lidhur me atentatin e ndodhur pranë aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos rëndë agjenti i AMP-së, Muçi Shaljani.

Gjatë një interviste në News 24, Lala u shpreh se atentati ka ndodhur në një nga zonat më të sigurta të vendit, vetëm 50 metra larg komisariatit të policisë dhe shumë pranë hyrjes VIP të aeroportit të Rinasit.

Ajo tha po ashtu, se autorët e krimit të rëndë ishin profesionistë.

“Autorët jo amatorë. Kryen një krim në një zonë shumë të populluar ku postblloku i policisë duhet të jetë pikërisht aty, sepse është edhe zona vip, ku hyjnë personat e njohur dhe politikanët dhe konsiderohet si zonë shumë e mbrojtur”, tha ajo.

Gazetarja u shpreh se tronditëse është mënyra si reaguan efektivët e policisë pas ngjarjes, ndërsa theksoi se ngjarja ndodhi pranë komisariatit të Rinasit dhe në një zonë të konsideruar tepër të sigurt.

“Ajo që është më tronditëse është se pasi u krye krimi ka pasur tentativë për t’u dhënë ndihmë personave në automjet, por të shohësh polici e godet me këmbë xhamin e makinës, çka tregon si është shkretuar policia. Kërkohet një levë të hapet xhami që të hapet makina. Komisariati i Rinasit është vetëm 50 metra nga vendngjarja”, tha Klodiana Lala.

Lala konfirmoi se shënjestër e atentatit ka qenë Gilmando Dani, i cili u ka shpëtuar më herët dy atentateve.

“Është konfirmuar se shënjestra ka qenë Gilmando Dani, që i ka mbijetuar dhe dy atentateve të mëhershme në 2011 dhe 2015 sepse në 2015 dhe deri në 2024 ka vuajtur dënimin për gjobvënie ndaj Ylvi Beqaj dhe fakti që është qëlluar sapo ka zbritur nga aeroporti do të thotë se gjithcka ka qenë e organizuar”- tha Lala.

The post “Ngjarja 50 metra nga komisariati”/ Vrasja e Gilmando Danit, gazetarja: Policia është shkretuar, godisnin xhamin me shkelm appeared first on Ditar.al.