Ngjarje e rëndë në Tiranë, klienti abuzon seksualisht me kamarierin e mitur
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamzë ku një 48 vjeçar ka abuzuar seksualisht me një të mitur. Mësohet se autori Fatjon Bushi, tashmë i arrestuar ishte klient në lokalin ku punonte 15 vjeçari, i cili ishte në periudhë prove. Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjes, ndërsa autori ka rënë në pranga. Ndërkohë […] The post Ngjarje e rëndë në Tiranë, klienti abuzon seksualisht me kamarierin e mitur appeared first on Ditar.al.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamzë ku një 48 vjeçar ka abuzuar seksualisht me një të mitur.
Mësohet se autori Fatjon Bushi, tashmë i arrestuar ishte klient në lokalin ku punonte 15 vjeçari, i cili ishte në periudhë prove.
Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjes, ndërsa autori ka rënë në pranga. Ndërkohë është proceduar pronari i lokalit, i cili e kishte punësuar të miturin në mënyrë të kundërligjshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin F. B., 48 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. Xh., 37 vjeç, pasi shtetasi F. B. dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetas të mitur, i cili ishte i punësuar në mënyrë të kundërligjshme, nga shtetasi T. Xh”, njoftoi sot policia.
The post Ngjarje e rëndë në Tiranë, klienti abuzon seksualisht me kamarierin e mitur appeared first on Ditar.al.
