Një burrë raporton në polici se u grabit nga persona të ar*matosur në Fushë Kosovë
Një grabitje e armatosur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë Kosovë. Cak i kësaj grabitje kishte qenë një burrë. Ai deklaroi në polici se atij i janë marrë një shumë e parave nën kërcënimin e armës. Lidhur me rastin për Front Online detaje ka dhënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë Kosovë.
Cak i kësaj grabitje kishte qenë një burrë.
Ai deklaroi në polici se atij i janë marrë një shumë e parave nën kërcënimin e armës.
Lidhur me rastin detaje ka dhënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth orës 08:30, kemi pranuar informatën për një rast grabitje që ka ndodhur në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë, (dyshohet të ketë ndodhë rreth orës 06:30), ku ankuesit me forcë nën kërcënimin e armës i janë marrë një shumë e parave”, tha ajo.
“Në koordinim me Prokurorinë përkatëse, hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin”, deklaroi Ahmeti.