Një ditë pas arrestimit në Bruksel, lirohet Federica Mogherini

Ish-Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, e ndaluar më 2 dhjetor në kuadër të një hetimi për mashtrim që përfshin Shërbimin Europian për Veprim të Jashtëm dhe Kolegjin e Europës, u la e lirë gjatë natës, rreth orës 01:00. Lajmi u bë i ditur nga mediat italiane, si La

Një ditë pas arrestimit në Bruksel, lirohet Federica Mogherini
Një ditë pas arrestimit në Bruksel, lirohet Federica Mogherini

Një ditë pas arrestimit në Bruksel, lirohet Federica Mogherini

Ish-Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, e ndaluar më 2 dhjetor në kuadër të një hetimi për mashtrim që përfshin Shërbimin Europian për Veprim të Jashtëm dhe Kolegjin e Europës, u la e lirë gjatë natës, rreth orës 01:00.

Lajmi u bë i ditur nga mediat italiane, si La Repubblica dhe Corriere della Sera. Po ashtu, janë liruar edhe dy të arrestuarit e tjerë: Stefano Sannino dhe një drejtues i Kolegjit.

Sipas policisë gjyqësore federale belge, pas marrjes në pyetje, të tre personat u informuan zyrtarisht për akuzat ndaj tyre, të cilat lidhen me mashtrim dhe korrupsion në tendera, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional. Ata u lanë të lirë pasi nuk konsiderohen rrezik për t’u arratisur.

Hetimi lidhet me pozicionin aktual të Mogherinit si rektore e Kolegjit të Europës. Dyshohet se Shërbimi i Jashtëm i BE-së, që ushtron funksionet diplomatike të Unionit, në vitin 2022 zgjodhi përmes një tenderi të dyshimtë Kolegjin e Europës për të organizuar Akademinë Diplomatike të BE-së, një program pilot 9-mujor për trajnimin e diplomatëve të rinj.

Pak para hapjes së tenderit, Kolegji i Europës kishte blerë një ndërtesë në Bruges për 3.2 milionë euro, në një periudhë të vështirë financiare për Komisionin Europian, prej të cilit përfiton shumicën e fondeve. Kjo ndërtesë ishte parashikuar të shërbente për akomodimin e studentëve pjesëmarrës dhe tenderin me vlerë 654 mijë euro kolegji e fitoi pas kësaj blerjeje./Klankosova