Një i mitur hedh një mjet piroteknik në drejtim të karabinierëve në Mitrovicën e Jugut
Një i mitur në Mitrovicën e Jugut ka hedhur një mjet piroteknik në drejtim të automjetit të karabinerëve. Policia ka arritur ta ndalojë atë dhe e ka intervistuar në stacionin policor, ndërsa më pas e ka liruar në procedurë të rregullt. Rasti ka ndodhur në bulevardin “Isa Boletini” në Mitrovicën e Jugut rreth orës 23:00.

Një i mitur në Mitrovicën e Jugut ka hedhur një mjet piroteknik në drejtim të automjetit të karabinerëve.
Policia ka arritur ta ndalojë atë dhe e ka intervistuar në stacionin policor, ndërsa më pas e ka liruar në procedurë të rregullt.
Rasti ka ndodhur në bulevardin “Isa Boletini” në Mitrovicën e Jugut rreth orës 23:00.
“Raportohet se i dyshuari i mitur mashkull kosovar, kishte hedhur një mjet piroteknik në drejtim të automjetit të KFOR-it (karabinierëve). Policia ka arritur që ta ndalojë të dyshuarin dhe e ka sjellë për intervistim në stacion policor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, tha sot policia.
Rasti është nën hetime.