Një statujë e re prej dylli e Princeshës Kate, në “Madame Tussauds”
Në “Madame Tussauds” shtohet edhe një statujë tjetër prej dylli. Dhe ajo është pikërisht statuja e Princeshës Kate. Kjo në nder të një veshjeje mbrëmjeje që Kate veshi në pritjen e dytë vjetore diplomatike të Mbretit Charles në Dhjetor 2023. Figura e Kate mban gjithashtu një kurorë me diamante dhe perla të quajtur, së bashku [...]Read More...

Në “Madame Tussauds” shtohet edhe një statujë tjetër prej dylli. Dhe ajo është pikërisht statuja e Princeshës Kate. Kjo në nder të një veshjeje mbrëmjeje që Kate veshi në pritjen e dytë vjetore diplomatike të Mbretit Charles në Dhjetor 2023.
Figura e Kate mban gjithashtu një kurorë me diamante dhe perla të quajtur, së bashku me vathët po ashtu me diamant.
Një punim prej dylli i bashkëshortit të Kate dhe trashëgimtarit të fronit, Princit William, ka pësuar gjithashtu një ndryshim në veshje. Figura e tij prej dylli tani mban veshur një kostum të zi dhe një papion të bardhë, veshja e tij merr më shumë hijeshi me medaljet e ushtrisë.
Në muze ka dhe statuja të tjera prej dylli, që përfshijnë anëtarët e tjerë të familjes mbretërore, si Mbreti Cherles, apo Mbretëresha Camilla./abcnews.al