‘Një tjetër front lufte? Shqetësues’, Shtuni: India më pranë SHBA, Pakistani krah Kinës. Zotërojnë armë bërthamore

Eksperti ndërkombëtar Adrian Shtuni komentoi zhvillimet më të fundit në një konflikt të nxehtë mes Pakistanit dhe Indisë. Shtuni tha se ka faktorë historikë dhe gjeopolitikë që ndikojnë në këtë konflikt dhe se Kashmiri ka qenë tejet problematike prej vitesh. Eksperi tha se India është më pranë SHBA, ndërsa Pakistani më pranë Kinës. “Arena ndërkombëtare [...]Read More...

‘Një tjetër front lufte? Shqetësues’, Shtuni: India më pranë SHBA, Pakistani krah Kinës. Zotërojnë armë bërthamore

Eksperti ndërkombëtar Adrian Shtuni komentoi zhvillimet më të fundit në një konflikt të nxehtë mes Pakistanit dhe Indisë. Shtuni tha se ka faktorë historikë dhe gjeopolitikë që ndikojnë në këtë konflikt dhe se Kashmiri ka qenë tejet problematike prej vitesh. Eksperi tha se India është më pranë SHBA, ndërsa Pakistani më pranë Kinës.

“Arena ndërkombëtare është e mbarsur me shumë sfida. Duket se është pjesë e ndryshimeve gjeopolitike, reagim nga të katërt anët të gjithë aktorëve.

Po reflektohet në një prej përplasjeve më të rrezikshme që është ai mes Indisë dhe Pakistanit. Është një konflikt që i ka vënë palët në prag të luftës. Ka faktorë politikë dhe historikë. Të dyja palët janë të armatosura me armë nukleare dhe duhet të shohim a do të sjelli përplasje. Kanë një histori shumë të gjatë përplasjesh dhe varet si do reagojë SHBA, Kina, Rusia. Ka ndryshime sizmike në rendin global.

Ka ndryshuar dinamikat, SHBA ka qenë më pranë Pakistanit tani është më afër me Kinën. Ndërkohë India është më pranë me SHBA. Ndërkohë Kina është gjeografikisht në mes të të dyjave.”