Njohësi i sigurisë: Lista Serbe po përgatit bojkotin e zgjedhjeve të ardhshme, pritët tensionim i veriut

Welcome to Kosova Today

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi në një prononcim për Front Online ka folur lidhur me qëndrimet e Listës Serbe për mos votimin e shkarkimit të kryetarëve shqiptar në veri. Ai tha se kjo parti po përgatit bojkotin e zgjedhjeve të ardhshme në atë pjesë të Kosovës. Sipas tij, së shpejti mund të trazohet sërish veriu […]

Njohësi i sigurisë: Lista Serbe po përgatit bojkotin e zgjedhjeve të ardhshme, pritët tensionim i veriut
njohesi-i-sigurise:-lista-serbe-po-pergatit-bojkotin-e-zgjedhjeve-te-ardhshme,-pritet-tensionim-i-veriut

njohesi-i-sigurise:-lista-serbe-po-pergatit-bojkotin-e-zgjedhjeve-te-ardhshme,-pritet-tensionim-i-veriut


Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi në një prononcim për Front Online ka folur lidhur me qëndrimet e Listës Serbe për mos votimin e shkarkimit të kryetarëve shqiptar në veri.

Ai tha se kjo parti po përgatit bojkotin e zgjedhjeve të ardhshme në atë pjesë të Kosovës.

Sipas tij, së shpejti mund të trazohet sërish veriu nga bandat kriminale.

Elezi deklaron se serbët nuk janë të gatshëm për bashkëpunim deri të themelohet Asociacioni.

“Këto veprime janë tregues të qartë që serbët po përgatiten të bojkotojnë zgjedhjet në veri që planifikohen të mbahen. Dhe me këto veprime po përgatiten për një mundësi që të tensionojnë situatën e sigurisë. Serbët nuk janë të gatshëm për asnjë bashkëpunim ose veprim deri sa të themelohet Asociacioni. Do të kemi parapërgatitje për organizimin e protestave për çështjen e të drejtave të serbëve”, u shpreh Elezi për Front Online.

Katër anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor nga Lista Serbe iu përgjigjen pozitivisht thirrjes për bojkot duke dhënë dorëheqje.

Sipas udhëzimit, të miratuar shtatorin e vitit të kaluar, që ky votim të jetë i suksesshëm, duhet 50 për qind, plus një votë e qytetarëve me të drejtë vote.

 

Sisteme Online Programime
Programing Online