Kasami: Kemi fituar me 4000 vota diferencë

Kryetari aktual i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami  i cili ka garuar për një mandat tjetër, pas daljes së rezultateve të para tha se në Tetovë kanë fituar me diferencë mbi 4000 vota. Ai tha se, në nivel nacional janë 11 me 3 komuna. Në këshillat komunal kanë fituar në të gjitha komunat, transmeton Portalb.mk. […]

Kasami: Kemi fituar me 4000 vota diferencë

Kryetari aktual i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami  i cili ka garuar për një mandat tjetër, pas daljes së rezultateve të para tha se në Tetovë kanë fituar me diferencë mbi 4000 vota. Ai tha se, në nivel nacional janë 11 me 3 komuna. Në këshillat komunal kanë fituar në të gjitha komunat, transmeton Portalb.mk.

‘Faleminderoj qytetarët e Maqedonisë për votën e tyre për të përzgjedhur kryetarët e komunave të cilët do t’i udhëheqin për katër vitet e ardhshme. Ne dolëm në këto zgjedhje me kandidatët më të mirë, me programin më të mirë, dolëm me program që ofronte zgjidhje për qytetarët. Oponentët tanë në pamundësi, duke mos pasur program, duke mos pasur kandidatë, dolën me idenë e referendumit. Lëre që nuk morën asnjë komunë, ata dështuan edhe për listat për këshillë. Prandaj, jemi këtu që t’ju sigurojmë qytetarëve në të gjithat ku kemi fituar dhe kemi shkuar në balotazh që edhe më tutje ne do të jemi këtu për t’i zgjidhur hallet e tyre, për t’i zgjidhur problemet e tyre”, tha Kasami.

Ndërkaq, më herët, Adnan Azizi, shef i Shtabit Zgjedhor të VLEN-it, në konferencën e mbajtur për zgjedhje tha se procesi zgjedhor u zhvillua në atmosferë të demokratike dhe pa ndonjë parregullsi. Ai tha se VLEN ka epërsi dhe ka fituar në Çair, Saraj, Haraçinë , Tetovë, Tearcë, Zhelinë, Bogovinë, në Bervenicë, Dibër ndërsa presin epërsi edhe në pjesën tjetër të komunave ku numërimi i votave është në proces.

Ai tha se, në Tetovë kanë fituar zgjedhjet në raundin e parë, ndërsa në Zhelinë, Tearcë, Bogovinë janë me mbi 1000 vota epërsi.

“Të nderuar qytetarë, në këto zgjedhjet shqiptarët i dhanë një goditje gjithë atij manipulimi shumë vjeçar të presionit të BDI-së dhe ne nga sot shqiptarët i çliruam edhe nga pushteti lokal që kishte BDI deri më tani. Po ashtu, duke iu bashkangjitur pushtetit qendror”, tha Azizi.

Ai theksoi se me këtë rezultat konfirmohet legjitimiteti i koalicionit VLEN në qeveri.

“Ky rezultat certifikon legjitimitetin e VLEN-it për të qeverisur në nivel qendror edhe tre vite dhe për të menaxhuar me komunat që i ka fituar në zonën 6, 2 dhe 1 dhe janë në proces edhe komunat në zonën 5”, deklaroi Azizi.