Nuk ranë dakord për çmimin e monopatinës, 51 vjeçari i ngul thikën një personi në Tiranë
Policia e Tiranës ka arrestuar një 51-vjeçar, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta goditi me thikë një 48-vjeçar. Burime bëjnë me dije kanë bërë me dije se konflikti mes Roland Lacej dhe Mikel Xibros ka nisur për një monopatinë. Lacej ka dashur që t’i blejë Xibros monopatinën, por nuk kanë rënë dakord […] The post Nuk ranë dakord për çmimin e monopatinës, 51 vjeçari i ngul thikën një personi në Tiranë appeared first on Ditar.al.
Policia e Tiranës ka arrestuar një 51-vjeçar, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta goditi me thikë një 48-vjeçar.
Burime bëjnë me dije kanë bërë me dije se konflikti mes Roland Lacej dhe Mikel Xibros ka nisur për një monopatinë.
Lacej ka dashur që t’i blejë Xibros monopatinën, por nuk kanë rënë dakord për çmimin dhe Mikel Xibro është nisur për tu larguar. Në këtë moment, Lacej e ka ndjekur nga pas dhe e ka goditur me thikë.
I arrestuari, thotë policia është me precedentë penal për vrasje dhe për vepra të tjera penale.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika e dyshuar e përdorur për plagosjen.
“Tiranë
Plagosi me mjet prerës, një 48-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 51-vjeçari.
I arrestuari, me precedentë penal për vrasje dhe për vepra të tjera penale.
Sekuestrohet thika e dyshuar e përdorur për plagosjen.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, dje, pas marrjes së njoftimit se në Rrugën e Dibrës, një shtetas ishte plagosur me mjet prerës, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, me qëllim kapjen e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar, shtetasi R. L., 51 vjeç.
Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin M. X., 48 vjeç, e ka goditur atë, me thikë. Shtetasi M. X. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika e dyshuar e përdorur për plagosjen.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
The post Nuk ranë dakord për çmimin e monopatinës, 51 vjeçari i ngul thikën një personi në Tiranë appeared first on Ditar.al.
