Numri i votuesve të regjistruar në të gjitha zgjedhjet lokale të RMV-së 1996-2025 (Infografik)
Në Maqedoninë e Veriut sot mbahen zgjedhjet e teta lokale që nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut. Portalb.mk, ju sjell statistika në lidhje me atë se sa ka qenë numri i votuesve të regjistruar në të gjitha zgjedhjet lokale. Sipas asaj që mund të shihet, numri i votuesve në çdo palë të zgjedhjeve lokale ka […]


Në Maqedoninë e Veriut sot mbahen zgjedhjet e teta lokale që nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut. Portalb.mk, ju sjell statistika në lidhje me atë se sa ka qenë numri i votuesve të regjistruar në të gjitha zgjedhjet lokale.
Sipas asaj që mund të shihet, numri i votuesve në çdo palë të zgjedhjeve lokale ka pasur trend të rritjes, në përjashtim të zgjedhjeve të vitit 2013-të.
Që nga pavarësia e RMV-së, zgjedhjet e sotme lokale kanë numër më të madh votuesish, gjegjësisht 1.832.415 votues, ndërkaq më së paku ka pasur në zgjedhjet e para lokale të vitit 1996, gjegjësisht 1.495.288 votues.
Krahasuar me zgjedhjet paraprake të vitit 2021 , në këto zgjedhje ka 7.551 votues më shumë.
Ndërkaq krahasuar me zgjedhjet e para lokale të RMV-së në vitin 1996, sot ka 337.127 votues më shumë.
LEXO: Dalja e votuesve në të gjitha zgjedhjet lokale të RMV-së 1996-2021 (Infografik)