Ohrigjanski: 35 vjet shtet si maqedon, dhe të merresh me glorifikim çetnikësh si Mlladiçi e Drazha

Ohrigjanski: 35 vjet shtet si maqedon, dhe të merresh me glorifikim çetnikësh si Mlladiçi e Drazha

Zllatko Ohrigjanski, kulturolog dhe aktivist i shoqërisë civile ka reaguar ashpër ndaj fokusit të opinionit publik dhe politik në tema historike që nuk i shërbejnë së tashmes së Maqedonisë së Veriut, përcjell INA.

Në një prononcim kritik, ai ka theksuar se pas tri dekadash e gjysmë shtetësie, shoqëria vazhdon të merret me figura dhe ideologji të së kaluarës si çetnikët serbë, Ratko Mlladić dhe Drazha Mihajloviq.

“Ke shtetin tënd, si maqedonas, dhe pas 35 vitesh shtetësi merresh me çetnikët serbë, Mlladiqin dhe Drazha Mihajloviqin. Për të arritur në këtë pikë, duhet të jesh shumë, shumë budalla,” – theksoi Ohrigjanski.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.