OKB: Më shumë se një milion njerëz janë kthyer në shtëpitë e tyre në Siri

Më shumë se një milion njerëz, përfshirë 800,000 persona të zhvendosur brenda vendit dhe 280,000 refugjatë, janë kthyer në shtëpitë e tyre në Siri që nga rënia e presidentit Bashar al-Assad, deklaroi OKB. Që nga rënia e regjimit në Siri më 8 dhjetor, rreth 280,000 refugjatë sirianë dhe më shumë se 800,000 persona të zhvendosur [...]Read More...

OKB: Më shumë se një milion njerëz janë kthyer në shtëpitë e tyre në Siri

Më shumë se një milion njerëz, përfshirë 800,000 persona të zhvendosur brenda vendit dhe 280,000 refugjatë, janë kthyer në shtëpitë e tyre në Siri që nga rënia e presidentit Bashar al-Assad, deklaroi OKB.

Që nga rënia e regjimit në Siri më 8 dhjetor, rreth 280,000 refugjatë sirianë dhe më shumë se 800,000 persona të zhvendosur brenda vendit janë kthyer në shtëpi, shkroi Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët Filippo Grandi në rrjetin social X.

“Megjithatë, përpjekjet fillestare për të ndihmuar Sirinë të rimëkëmbet duhet të jenë më të guximshme dhe më të shpejta, përndryshe njerëzit do të largohen përsëri. Kjo është urgjente tani,” shtoi Grandi.

Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar në fund të janarit që të mbështesë rindërtimin e Sirisë, në mënyrë që të lehtësojë kthimin e disa milionë refugjatëve dhe njerëzve të zhvendosur në shtëpitë e tyre.

“Hiqni sanksionet, inkurajoni rindërtimin. Duhet ta bëjmë tani, në fillim të tranzicionit, po humbim kohë,” tha Grandi në një konferencë shtypi në Ankara, pas kthimit të tij nga Siria dhe Libani dhe para se të nisej për në Jordani.

Një koalicion rebel i udhëhequr nga grupi radikal islamik Hayat Tahrir al-Sham mori pushtetin në Damask pasi rrëzoi Al-Asad më 8 dhjetor.

Rreth 20 vende arabe dhe perëndimore u zotuan në Paris më 13 shkurt të punojnë për të ndihmuar në rindërtimin e Sirisë dhe për të mbrojtur një tranzicion të brishtë që përballet me sfidat e sigurisë dhe ndërhyrjen e huaj.

Vendi është shkatërruar nga një luftë 14-vjeçare që ka lënë më shumë se 500,000 të vdekur dhe më shumë se 10 milionë sirianë refugjatë dhe të zhvendosur./abcnews.al