Osmani para Asamblesë Parlamentare: Është koha që NATO t’i hapë dyert për Republikën e Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani ka ndarë fjalimin që ka mbajtur para Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Dayton të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjatë këtij fjalimi, Osmani ka thënë se është koha që NATO t’i hapë dyert për Republikën e Kosovës, shkruan Reporteri. Në kuadër të aktiviteteve në ShBA, Osmani ka biseduar me Sekretarin e Përgjithshëm […]

Presidentja Vjosa Osmani ka ndarë fjalimin që ka mbajtur para Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Dayton të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Gjatë këtij fjalimi, Osmani ka thënë se është koha që NATO t’i hapë dyert për Republikën e Kosovës, shkruan Reporteri.
Në kuadër të aktiviteteve në ShBA, Osmani ka biseduar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Ajo ka njoftuar se me Rutten ka folur lidhur me situatën e sigurisë në vendin tonë si dhe rolin e rëndësishëm të misionit të NATO-s në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon.
“Në kuadër të aktiviteteve në SHBA, bisedova me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Mark Rutte, lidhur me situatën e sigurisë në vendin tonë si dhe rolin e rëndësishëm të misionit të NATO-s në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon”, ka njoftuar Osmani.