“Pa çlirimtarët s’ka shtet”, mesazhe nga protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në Hagë
Protestues nga qytete të ndryshme nga Kosova, Shqipëria dhe Evropa tanimë janë mbledhur në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë, ku pas disa orësh nis protesta “Drejtësi për çlirimtarët”. Ata kërkuar të lirohen çlirimtarët pasi po mbahen padrejtësisht në Hagë. Sami Hoti nga Rugova e Gjakovës kanë vendos të vinë në protestë për shkak të padrejtësisë ndaj […]


Protestues nga qytete të ndryshme nga Kosova, Shqipëria dhe Evropa tanimë janë mbledhur në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë, ku pas disa orësh nis protesta “Drejtësi për çlirimtarët”. Ata kërkuar të lirohen çlirimtarët pasi po mbahen padrejtësisht në Hagë. Sami Hoti nga Rugova e Gjakovës kanë vendos të vinë në protestë për shkak të padrejtësisë ndaj çlirimtarëve, transmeton Euronews.
“Të lirohen sa më shpejtë se po mbahen padrejtësisht dhe i bëj apel të gjithë shqiptarëve, ai që e ndien vetën shqiptar të na bashkëngjiten në këtë protestë”, tha ai.
Muhamet Beqiri nga Skenderaj tha se sot i madh e i vogël duhet të jetë në këtë shesh të mrekullueshëm për këtë protestë të mrekullueshme.
“Mesazhi i im dhe i gjithë këtyre sa më shpejt të lirohen të pafajshmit, le të arrestohen udbashat që kanë vrarë e kanë masakruar”, tha ai.
E qytetari nga Tirana, Aliu thekson se ka dalur në këtë protestë për gjakun e shqiptarëve.
“Të lirohen ushtarët e UÇK-së. Nuk kam ardhur për politikanët se këta janë të gjithë të korruptuar por kam ardhur për gjak shqiptar”, tha ai
Kurse, një qytetar nga Vushtrria tha se popullit të Kosovës është duke iu bërë padrejtësi, pasi nëse dënohet UÇK-ja dënohet i gjithë populli shqiptar.
“Jemi në përkrahje të çlirimtarëve, fal tyre sot Kosova po gëzon lirshëm, fal tyre fëmijët shkojnë në shkollë lirshëm, fal tyre çdo infrastrukturë, çdo arritje që është bërë fal tyre, duke fillua prej policisë, ushtrisë prej të gjithave i kemi fal çlirimtarëve….një herë e përgjithmonë të vendoset drejtësia në vend. Pa luftës kemi pas padrejtësi ndaj Haradinajt, Limajt pas andej ka ndodhur gjykata e UNMIK-ut që ka qen inkriminuese, e padrejtë, tani EULEX, tash një gjykatë e specializuar me urdhër me dëshmitë të falsifikuara nga Serbia”, tha ai.
Protesta në Tiranë organizohet nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK). Gjatë ditës së djeshme në konferencë për media kanë njoftuar se nga Kosova do të nisen mbi 60 autobusë.