Padia për vonesat në shtetësi në Gjermani, a mbulohet nga sigurimi ligjor?

Me rritjen e vonesave të gjata për përpunimin e aplikimeve për shtetësi në Gjermani, gjithnjë e më shumë të huaj po zgjedhin të ndjekin rrugën ligjore për të përshpejtuar procesin. Përmes një padie të njohur si Untätigkeitsklage – ose padi për mosveprim të autoriteteve – ata kërkojnë të detyrojnë zyrat e natyralizimit të veprojnë. The post Padia për vonesat në shtetësi në Gjermani, a mbulohet nga sigurimi ligjor? appeared first on Albinfo.

Padia për vonesat në shtetësi në Gjermani, a mbulohet nga sigurimi ligjor?

Sipas ligjit gjerman, institucionet publike kanë një afat prej tre muajsh për të përpunuar kërkesat zyrtare, përfshirë edhe ato për shtetësi. Pas këtij afati, nëse nuk ka asnjë reagim nga autoritetet, aplikanti ka të drejtë ligjore të paraqesë një Untätigkeitsklage, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.

Kjo padi mund të sjellë një vendim më të shpejtë dhe t’i japë fund pritjes që në qytete si Frankfurti apo Mynihu zgjat shpesh mbi dy vjet – vetëm për të caktuar një takim të parë.

Po sigurimi ligjor, a e mbulon këtë proces?

Për fat të keq, përgjigjja është jo. Sigurimet ligjore gjermane (Rechtsschutzversicherung) zakonisht nuk mbulojnë çështjet që kanë të bëjnë me shtetësinë. Arsyeja kryesore është se këto çështje klasifikohen si pjesë e “statusit personal”, dhe jo si mosmarrëveshje klasike ligjore. Po ashtu, çështjet e shtetësisë i përkasin të drejtës publike administrative, ku gjykatat shpesh luajnë një rol më të kufizuar.

Për më tepër, siguruesit i konsiderojnë këto raste si të paparashikueshme dhe me rrezik të lartë – një kombinim që i bën ata të hezitojnë t’i përfshijnë në paketat standarde të mbrojtjes ligjore.

Ka disa përjashtime – disa politika të sigurimit ligjor mbulojnë çështje administrative, por zakonisht vetëm nëse ato përfshijnë përfitime financiare (si p.sh. pagesa nga qendra e punës apo zbritje tatimore nga Finanzamt). Në çdo rast, rekomandohet që konsumatorët të kontrollojnë me kujdes detajet e kontratës së tyre ose të konsultohen direkt me siguruesin, transmeton albinfo.ch.

Sa kushton një Untätigkeitsklage?

Nëse vendosni të paraqisni një Untätigkeitsklage, duhet të përgatiteni për këto kosto:

Tarifat gjyqësore: rreth 798 € Tarifat e avokatit: zakonisht mes 1,500 € – 3,000 €, në varësi të kompleksitetit të çështjes dhe tarifës së dakorduar.

Avokatët shpesh ofrojnë një tarifë fikse për paraqitjen e padisë, ndërsa në raste të tjera mund të tarifojnë rreth 200 € për orë.

A mund të rimbursohen këto shpenzime?

Po. Nëse keni dorëzuar një aplikim të plotë dhe të saktë për shtetësi dhe keni pritur të paktën gjashtë muaj pa përgjigje, gjykata mund të vendosë rimbursimin e tarifave ligjore, nëse merrni një vendim në favorin tuaj.

Edhe pse Untätigkeitsklage nuk mbulohet nga sigurimi ligjor, ajo mbetet një mjet efektiv për të përshpejtuar procesin e shtetësisë në Gjermani. Nëse keni pritur më shumë se tre muaj pa asnjë përgjigje dhe dosja juaj është në rregull, një padi e tillë mund të jetë investim i vlefshëm – qoftë edhe nga xhepi juaj, transmeton albinfo.ch.

 

The post Padia për vonesat në shtetësi në Gjermani, a mbulohet nga sigurimi ligjor? appeared first on Albinfo.