Pakistani, gati për hakmarrje/ Forcat e armatosura marrin autorizim për të sulmuar Indinë
Pakisatni ka thënë se forcat e armatosura të vendit janë autorizuar të ndërmarrin “veprime përkatëse” pas sulmeve të Indisë, raporton Reuters. India sulmoi Pakistanin dhe Kashmirin pakistanez të mërkurën në mbrëmje, në luftimet më të ashpra midis dy kombeve të armatosura me armë bërthamore për dekada të tëra. Pakistani pretendoi se kishte rrëzuar pesë aeroplanë [...]Read More...

Pakisatni ka thënë se forcat e armatosura të vendit janë autorizuar të ndërmarrin “veprime përkatëse” pas sulmeve të Indisë, raporton Reuters.
India sulmoi Pakistanin dhe Kashmirin pakistanez të mërkurën në mbrëmje, në luftimet më të ashpra midis dy kombeve të armatosura me armë bërthamore për dekada të tëra.
Pakistani pretendoi se kishte rrëzuar pesë aeroplanë indianë gjatë sulmit. Zyrtarët e ministrisë indiane të mbrojtjes nuk e kanë konfirmuar shifrën.
India pretendoi se kishte goditur nëntë objektiva që i përshkroi si “infrastrukturë terroriste”.
India ka sulmuar Pakistanin me raketa pasi marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë në kulmin e tensioneve javët e fundit.
Forcat e armatosura indiane kanë konfirmuar se kanë shënjestruar nëntë vende në Pakistan dhe Xhamu dhe Kashmir të pushtuar nga Pakistani, si pjesë e “Operacionit Sindoor”.
Në një deklaratë thuhet se është goditur infrastruktura terroriste në Pakistan, nga ku janë planifikuar dhe drejtuar sulme terroriste kundër Indisë.
India tha se veprimet e saj kanë qenë “të fokusuara, të matura dhe jo-përshkallëzuese në natyrë” dhe se asnjë strukturë ushtarake pakistaneze nuk është shënjestruar.
Marrëdhëniet midis Indisë dhe Pakistanit janë përkeqësuar ndjeshëm pas një sulmi vdekjeprurës militant ndaj turistëve në Kashmir muajin e kaluar. India akuzon Pakistanin për mbështetjen e terrorizmit ndërkufitar një akuzë që Islamabadi e mohon kategorikisht./abcnews.al