Paqja….ende larg/ Rusia dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve
Në raundin e dytë të negociatave të zhvilluara në Stamboll, Rusia dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje të re për shkëmbimin e të burgosurve. Kreu i delegacionit rus, Vladimir Medinsky, i cili është gjithashtu këshilltar i presidentit Vladimir Putin, deklaroi se Rusia është e gatshme të nisë procesin e shkëmbimit në datat 7 deri më [...]Read More...

Në raundin e dytë të negociatave të zhvilluara në Stamboll, Rusia dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje të re për shkëmbimin e të burgosurve.
Kreu i delegacionit rus, Vladimir Medinsky, i cili është gjithashtu këshilltar i presidentit Vladimir Putin, deklaroi se Rusia është e gatshme të nisë procesin e shkëmbimit në datat 7 deri më 9 qershor.
Sipas Medinsky-t, shkëmbimi do të përfshijë të plagosurit rëndë, të sëmurët dhe të rinjtë nën moshën 25 vjeç, në bazë të formulës “të gjithë për të gjithë”.
Marrëveshja parashikon gjithashtu dorëzimin reciprok të trupave të pajetë të ushtarëve të rënë në luftë. Rusia është zotuar të dorëzojë trupat e 6 mijë të burgosurve ukrainas të vrarë, ndërsa Ukraina do të bëjë të njëjtën gjë me trupat e 6 mijë ushtarëve rusë.
Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, pala ruse ka ofruar një armëpushim prej 2 deri në 3 ditë, për të mundësuar mbledhjen dhe kthimin e trupave në zonat e luftimeve./abcnews.al