Parkimi në Tiranë, luksi që qytetarët nuk e përballojnë dot
Tirana është kthyer prej kohësh në një qytet ku edhe parkimi është luks. Në kryeqytet, një qytetar që del me makinë për të kryer punët e përditshme duhet të bëjë llogaritë mirë, jo vetëm për karburantin nga trafiku, por edhe për parkimin. Çmimet në disa prej parkimeve private arrijnë në 2 mijë deri në 3 […] The post Parkimi në Tiranë, luksi që qytetarët nuk e përballojnë dot appeared first on Ditar.al.
Tirana është kthyer prej kohësh në një qytet ku edhe parkimi është luks. Në kryeqytet, një qytetar që del me makinë për të kryer punët e përditshme duhet të bëjë llogaritë mirë, jo vetëm për karburantin nga trafiku, por edhe për parkimin.
Çmimet në disa prej parkimeve private arrijnë në 2 mijë deri në 3 mijë lekë të vjetra në orë, e në disa raste edhe më shumë, një kosto e papërballueshme për shumicën e qytetarëve që jetojnë me paga minimale apo mesatare.
Nëse një qytetar parkon makinën për tre apo katër orë në qendër të Tiranës, mund të paguajë sa një ditë pune.
Ironikisht, në shumë qytete europiane me të ardhura shumë më të larta, tarifat e parkimit janë më të ulëta.
Mungesa e parkimeve publike ka krijuar një varësi të plotë ndaj parkimeve private, të cilat kanë shfrytëzuar rastin për të vendosur çmime arbitrare. Për më tepër, këto parkime janë gjithmonë plot, çfarë tregon jo një mungesë kërkese, por mungesë alternative. Qytetarët nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të paguajnë, ose të rrezikojnë gjobat e bashkisë për parkim të gabuar.
Në Tiranë kemi një abuzim të hapur, pasi çmimet vendosen në mënyrë të njëanshme, pa asnjë kontroll institucional. Për institucionet përgjegjëse, e rëndësishme është që këto parkime private të paguajnë taksat, pa marrë parasysh dëmin që u bëhet qytetarëve.
Në këto kushte, është e domosdoshme një ndërhyrje nga qeveria dhe Bashkia e Tiranës, për të vendosur një çmim tavan për parkimet, në përputhje me nivelin real të të ardhurave të qytetarëve shqiptarë.
Parkimi nuk mund të jetë luks, por një shërbim publik që duhet të ofrohet në mënyrë të drejtë, transparente dhe të përballueshme. Tirana ka nevojë për politika urbane që vendosin qytetarin në qendër, jo xhepat e atyre që përfitojnë nga mungesa e rregullave.
The post Parkimi në Tiranë, luksi që qytetarët nuk e përballojnë dot appeared first on Ditar.al.
