Parlamenti Evropian votoi të ligjvënësit gjerman të ekstremit të djathtë
Parlamenti Evropian votoi sot për heqjen e imunitetit të Petr Bystron, një ligjvënës kryesor nga Alternativa për Gjermaninë (AfD) e ekstremit të djathtë, lidhur me hetimet për pastrim parash dhe ryshfet. Bystron dyshohet se ka marrë para nga media pro-ruse “Zëri i Evropës” për të vepruar në favor të Rusisë në Bundestag, Dhomën e Ulët [...]Read More...

Parlamenti Evropian votoi sot për heqjen e imunitetit të Petr Bystron, një ligjvënës kryesor nga Alternativa për Gjermaninë (AfD) e ekstremit të djathtë, lidhur me hetimet për pastrim parash dhe ryshfet.
Bystron dyshohet se ka marrë para nga media pro-ruse “Zëri i Evropës” për të vepruar në favor të Rusisë në Bundestag, Dhomën e Ulët të parlamentit të Gjermanisë.
“Për më tepër, Bystron akuzohet për evazion fiskal dhe mashtrim”, sipas një raporti të Komitetit për Çështjet Ligjore të Parlamentit Evropian.
Politikani i ka mohuar vazhdimisht akuzat dhe i ka quajtur procedurat të motivuara, politikisht.
“Zëri i Evropës” dyshohet se i ka dhënë para politikanëve evropianë dhe përhapur propagandën pro-ruse. Në mesin e majit, platforma u ndalua të transmetonte në Bashkimin Evropian.
Bundestagu, fillimisht i hoqi imunitetin Bystron në maj të vitit të kaluar, me disa kontrolle që u kryen më pas – përpara se ai të zgjidhej në Parlamentin Evropian, në qershor.
Bystron tha pas 21 kontrolleve nuk ishte arritur të sigurohej asnjë provë kundër tij.
Muajin e kaluar, Parlamenti Evropian votoi për të hequr imunitetin e Bystron – në një seancë të veçantë në lidhje me një postim në mediat sociale që përshkruante politikanë gjermanë duke kryer gjeste kontroverse.
Zyra e prokurorit publik të Mynihut po heton Bystron për postimin, duke pretenduar se imazhet japin përshtypjen se politikanët po kryejnë përshëndetje naziste.