Parlamenti i ndarë në bisedimet tregtare me SHBA-në
Zvicra ka afat deri më 9 korrik për të shmangur tarifat e reja doganore të SHBA-së. Këshilli Federal po shtyn një mandat negociues përmes parlamentit, por përballet me përçarje të brendshme. Komiteti i Politikës së Jashtme i Këshillit Kombëtar mbështeti planin 17-8, duke kërkuar bisedime të shpejta me SHBA-në, transmeton albinfo.ch. Por shqetësimet mbeten në […] The post Parlamenti i ndarë në bisedimet tregtare me SHBA-në appeared first on Albinfo.

Zvicra ka afat deri më 9 korrik për të shmangur tarifat e reja doganore të SHBA-së.
Këshilli Federal po shtyn një mandat negociues përmes parlamentit, por përballet me përçarje të brendshme.
Komiteti i Politikës së Jashtme i Këshillit Kombëtar mbështeti planin 17-8, duke kërkuar bisedime të shpejta me SHBA-në, transmeton albinfo.ch.
Por shqetësimet mbeten në lidhje me përparësimin e BE-së. E cila – për Zvicrën – është shumë më e rëndësishme pasi ajo tregton 4 herë më shumë me të sesa me SHBA-në.
Në të kundërt, komiteti i Këshillit të Shteteve nuk mundi të arrinte konsensus në 45 minuta, duke anuluar një konferencë të planifikuar për shtyp. Ende nuk ka vendim, duke e bërë të vështirë negocimin me SHBA-në.
The post Parlamenti i ndarë në bisedimet tregtare me SHBA-në appeared first on Albinfo.