Pas dy javëve do të vazhdojë seanca për rastin “Geriatria”, sot si dëshmi u shfaqën disa foto e video

Me paraqitjen e dëshmi materiale nga Prokuroria sot në Gjykatën themelore penale Shkup vazhdoi gjykimi për rastin “Geriatria” për marrje të ryshfetit, kundër drejtorit të ISHP Spitali i specializuar për mjekësi geriatrike dhe paliative, Muhsin Arifi dhe Blerim Amiti për marrje të shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm, raporton MIA. Në sallën e gjykatës u prezantuan […]

Pas dy javëve do të vazhdojë seanca për rastin “Geriatria”, sot si dëshmi u shfaqën disa foto e video
Spital, shendetesi, kovid, korona, Holl në një Spital të RMV-së, foto ilustrim: Suad Bajrami/Portalb.mk

Me paraqitjen e dëshmi materiale nga Prokuroria sot në Gjykatën themelore penale Shkup vazhdoi gjykimi për rastin “Geriatria” për marrje të ryshfetit, kundër drejtorit të ISHP Spitali i specializuar për mjekësi geriatrike dhe paliative, Muhsin Arifi dhe Blerim Amiti për marrje të shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm, raporton MIA.

Në sallën e gjykatës u prezantuan dëshmi – foto dhe video materiale të siguruara me zbatimin e masave të posaçme hetuese, si raporte nga takime mes të akuzuarit Blerim Amiti dhe dëshmitarit në disa lokacione në Shkup, si dhe nga takime më vonë në ditën e njejtë në prill të këtij viti mes të akuzuarit të parë Muhsin Arifi dhe Blerim Amitit. Në sallë u prezantuan edhe fotografi dhe video materiale nga takimi i 4 prillit të këtij viti mes dy të akuzuarve dhe dëshmitarit, si dhe nga takime në ditën kritike më 8 prill të këtij viti kur është bërë dorëzimi i mjeteve.

Në seancën e sotme u dëgjua edhe dëshmitari, i propozuar nga mbrojtja e të akuzuarve, i cili tha se e din për rastin, sepse një ish-koleg prej më parë, derisa ka punuar në INP Idrizovë, e ka pyetur nëse e njeh Muhsin Arifin, sepse, siç i ka thënë, ka një kushëri me një grua shumë të sëmurë që të shkojnë tek ai për të pyetur se cila ëstë procedura që ajo të pranohet në Geriatri.

Dëshmitari tha se, i ka thënë se personalisht nuk e njeh, ndërkaq meqë e ka njohur, se do t’i paraqitet përmes mesinxherit për ta pyetur nëse dëshiron t’i pranojë. Kolegu më vonë i ka thënë se drejtori i ka pranuar dhe kanë pasur një bisedë shumë të mirë. Dëshmitari, siç tha, më pas nuk ka paur kurfarë kontakti.

Dëshmitari, duke u përgjigjur në pyetje, theksoi se as nul është parë, as nuk ka folur me asnjë person apo ka lërkuar para për të dakorduar takim me drejtorin.

Procesin gjyqësor e udhëheqë gjykatësja Lenka Davitkova, ndërsa përfaqësuese e prokurorisë është Iskra haxhi Vasileva.

Gjykimi vazhdon më 24 nëntor, me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja.

Paraprakisht, të akuzuarit u deklaruan se nuk ndjejnë faj për veprat për të cilat ngarkohen.

Ndryshe, sipas aktakuzës, drejtori Muhsin Arifi kërkoi 20 mijë për veten e tij me qëllim miratimin e shtrimit në spital të një personi në gjendje të rëndë shëndetësore, që ishte detyra e tij zyrtare. Ai kërkoi paratë nga dëshmitari Blerim Amiti i cili kishte lidhur marrëveshje për mbështetje të përjetshme me pacientin.

Drejtori i Spitalit Geriatrik “13 Nëntori”, Muhsin Arifi dhe një person tjetër u arrestuan më 8 prill.