U miratuan tetë kërkesa të tjera për akreditim për vëzhgimin e zgjedhjeve në RMV, u pranuan edhe tri ankesa të votuesve

Personat e sëmurë dhe të pafuqishëm do të votojnë nesër, një ditë para zgjedhjeve lokale të së dielës, raporton MIA. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot pranoi edhe tre ankesa nga gjithsej katër të pranuara nga votuesit. Janë pranuar dy ankesa nga votuesit nga Vallandova dhe një ankesë nga një votues nga Karbinci. Edhe pse, afati për […]

U miratuan tetë kërkesa të tjera për akreditim për vëzhgimin e zgjedhjeve në RMV, u pranuan edhe tri ankesa të votuesve
Zgjedhje në Maqedoni, foto nga Qemal Stafa, Portalb.mk

Personat e sëmurë dhe të pafuqishëm do të votojnë nesër, një ditë para zgjedhjeve lokale të së dielës, raporton MIA. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot pranoi edhe tre ankesa nga gjithsej katër të pranuara nga votuesit. Janë pranuar dy ankesa nga votuesit nga Vallandova dhe një ankesë nga një votues nga Karbinci.

Edhe pse, afati për ankesat për votim në shtëpi përfundoi më 14 tetor, siç informoi kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, janë shqyrtuar katër ankesa sepse vendimet u janë dhënë votuesve nga KKZ më 14 tetor.

“Problemi ndodhi sepse KKZ-ja vendosi t’i refuzojë ato më 11 tetor dhe vetëm tre ditë më vonë i përgatiti dhe ua dorëzoi vendimet votuesve. Prandaj vendosëm ta shqyrtojmë ankesën në kohë në mënyrë që të mos shkelim të drejtën e qytetarëve, që nuk është faji i tyre sepse e morën vendimin siç duhet dhe paraqitën një ankesë brenda afatit ligjor”, shpjegoi Kondarko.

Sot nga ana e KSHZ-së janë miratuar tetë kërkesa të tjera për akreditim për të vëzhguar zgjedhjet, që do të thotë se numri i përgjithshëm i vëzhguesve të dielën do të jetë 1.462 vëzhgues, nga të cilët 808 janë vendas dhe 664 vëzhgues ndërkombëtarë dhe 12 gazetarë të huaj.