Pas ndarjes, ka zhvillime të reja nga Lela dhe Leo

Pas ndarjes së tyre, e cila u komentua gjerësisht, Lela Seferi dhe Leonardo Gashi (Leo) duket se po ecin përpara, secili në drejtimin e vet profesional. Lela, në një postim në “Instagram Story”, ndau një foto bardh e zi ku shihej duke u përgatitur për xhirime, me mbishkrimin: “Gati për projektin ma t’mirë ndonjëherë.” Ky […] The post Pas ndarjes, ka zhvillime të reja nga Lela dhe Leo appeared first on Sinjali.

Pas ndarjes, ka zhvillime të reja nga Lela dhe Leo

Pas ndarjes së tyre, e cila u komentua gjerësisht, Lela Seferi dhe Leonardo Gashi (Leo) duket se po ecin përpara, secili në drejtimin e vet profesional.

Lela, në një postim në “Instagram Story”, ndau një foto bardh e zi ku shihej duke u përgatitur për xhirime, me mbishkrimin: “Gati për projektin ma t’mirë ndonjëherë.”

Ky është një tregues i qartë se ajo po punon për një projekt të ri, që e konsideron si më të rëndësishmin në karrierën e saj.

Nga ana tjetër, Leo ka ndarë një imazh nga prapaskenat e një videoklipi të ri, ku shihet në set me një ekran të gjelbër, duke shoqëruar postimin me mbishkrimin: “Tjetra së shpejti.”

Këto lëvizje artistike të dy ish-partnerëve vijnë vetëm pak kohë pas publikimit të këngës së Leos, “Ex”, dhe reagimeve të drejtpërdrejta të Leles në rrjete sociale – duke treguar se të dy tashmë po fokusohen në rrugët e tyre të reja, si në art, ashtu edhe në jetën personale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas ndarjes, ka zhvillime të reja nga Lela dhe Leo appeared first on Sinjali.