Pas një vendimi të papritur,ky shtet sapo u tërhoq nga gara e “Eurovision-it”
Moldavia ka shpallur se do të tërhiqet nga pjesëmarrja në Eurovision-in e këtij viti, që do të mbahet në Bazel. Lajmi erdhi vetëm pak ditë pas zhvillimit të audicioneve për finalet kombëtare, ku është theksuar se cilësia e performancave dhe këngëve ishte një faktor kyç në këtë vendim. Drejtori i rrjetit “Moldova 1”, Corneliu Durnescu, […]

Moldavia ka shpallur se do të tërhiqet nga pjesëmarrja në Eurovision-in e këtij viti, që do të mbahet në Bazel. Lajmi erdhi vetëm pak ditë pas zhvillimit të audicioneve për finalet kombëtare, ku është theksuar se cilësia e performancave dhe këngëve ishte një faktor kyç në këtë vendim.
Drejtori i rrjetit “Moldova 1”, Corneliu Durnescu, shpjegoi se “mungesa e cilësisë ka krijuar një perceptim negativ” për garën dhe se përzgjedhja kombëtare e këtij viti nxori në pah disa sfida të rëndësishme, përfshirë rënien e interesit publik dhe nivelin e përgjithshëm të këngëve.
Durnescu shtoi se ky vendim nuk ishte i lehtë, por se ishte i domosdoshëm në kontekstin aktual të situatës. Ai theksoi se do të ishte e nevojshme një reformë në procesin e përzgjedhjes për të rikthyer besimin dhe cilësinë që publiku dhe ekspertët presin nga një ngjarje kaq e madhe. Megjithatë, transmetuesi shtetëror do të vazhdojë të transmetojë dy netët gjysmëfinale dhe finalen e madhe të Eurovision-it, duke mbajtur lidhjen me ngjarjen, përkundër tërheqjes nga konkurimi.