Pasuria digjitale e Memli Krasniqit në rritje/ 77 mijë euro në kripto, shtëpi, banesa e kredi
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka bërë publike pasurinë e tij përmes deklarimit vjetor pranë Agjencisë Kundër Korrupsionit, duke treguar një portofol të pasur të aseteve materiale dhe financiare, raporton FrontOnline. Në pasurinë e paluajtshme, Krasniqi ka deklaruar një banesë në pronësi të tij në vlerë prej 120,000 euro, si dhe

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka bërë publike pasurinë e tij përmes deklarimit vjetor pranë Agjencisë Kundër Korrupsionit, duke treguar një portofol të pasur të aseteve materiale dhe financiare, raporton FrontOnline.
Në pasurinë e paluajtshme, Krasniqi ka deklaruar një banesë në pronësi të tij në vlerë prej 120,000 euro, si dhe një shtëpi të përbashkët me bashkëshorten, që kap vlerën prej 180,000 euro. Këto prona përfaqësojnë një pjesë të konsiderueshme të pasurisë së tij të përgjithshme.
Ai ka raportuar gjithashtu 44,000 euro pasuri të luajtshme, në të cilën përfshihen vetura, një bibliotekë personale dhe sende të tjera me vlerë.
Emri i Krasniqit figuron edhe në tregun e kriptovalutave, ku ai ka deklaruar mbi 77,000 euro si pasuri të mbajtur në këtë formë digjitale – një prej deklarimeve më të larta të këtij lloji në skenën politike kosovare.
Kryetari i PDK-së ka në posedim edhe para të gatshme në shumë prej 35,000 euro. Nga ana tjetër, ai ka deklaruar borxhe në formë të një kredie të përbashkët me bashkëshorten në vlerë mbi 14,000 euro.