PD i “zë derën” Ramës, Berisha: Do hapim platformë parlamentare para Kryeministrisë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar sot ngritjen e e një platforme parlamentare para ndërtesës së Këshillit të Ministrave. Kjo nismë, sipas Berishës, vjen pasi deputetët e opozitës nuk lejohen që të flasin në Kuvend. Sipas kryedemokratit, përmes kësaj platforme, deputetët, por edhe qytetarët mund të paraqesin aty mendimet e tyre, propozimet dhe […] The post PD i “zë derën” Ramës, Berisha: Do hapim platformë parlamentare para Kryeministrisë appeared first on Ditar.al.

PD i “zë derën” Ramës, Berisha: Do hapim platformë parlamentare para Kryeministrisë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar sot ngritjen e e një platforme parlamentare para ndërtesës së Këshillit të Ministrave. Kjo nismë, sipas Berishës, vjen pasi deputetët e opozitës nuk lejohen që të flasin në Kuvend.

Sipas kryedemokratit, përmes kësaj platforme, deputetët, por edhe qytetarët mund të paraqesin aty mendimet e tyre, propozimet dhe denonsimet.

Narkomazhoranca apo pseudomazhoranca ka kaluar në ekstrem.

Në parlament nga 9 seanca të zhvilluara, me gjithë angazhimin më serioz të opozitës në çdo komision, në çdo seancë, ju jeni dëshmitarë se opozita është lejuar të diskutojë vetëm në një seancë, çka do të thotë de facto asgjësim i parlamentit dhe parlamentarizmit.

Çka do të thotë shkelmim i Kushtetutës, rregullores së parlamentit, rendit kushtetues të vendit.

Çka do të thotë mohim i të drejtave të opozitës.

Plas çdo skandal, jo tanimë kryeministri, por as ministrat nuk paraqiten në interpelancë.

Në këto kushte do i sugjeroj grupit parlamentar dhe partisë që opozita të hapë platformën parlamentare para ndërtesës së Këshillit të Ministrave dhe aty deputetët e opozitës, qytetarët, të paraqesin në fjalimet e tyre të gjitha mendimet, propozimet, denoncimet.

Pas 9 seancash, opozita është lejuar të debatojë vetëm një ditë në parlament.

Atëherë ne kalojmë në debat me qytetarët.

Kjo përbën një hap të domosdoshëm për t’iu përgjigjur represionit në parlament të opozitës, të pluralizmit, shkelmimit të ligjeve, të Kushtetutës, në funksionimin e këtij institucioni”- u shpreh Berisha gjatë një konference për mediat.

The post PD i “zë derën” Ramës, Berisha: Do hapim platformë parlamentare para Kryeministrisë appeared first on Ditar.al.