Përditësimi i fundit pas numërimit të 93% të votave në përfaqësi diplomatike: VV merr rreth 11 mijë vota
Janë numëruar mbi 93% e votave të hedhura në përfaqësitë diplomatike të Kosovës nëpër botë, ku VV prin bindshëm. Përditësimi i fundit është bërë mëngjesin e sotëm në orën 07:59 minuta. Pas numërimit të 40 nga 43 vendvotimeve, VV ka marrë mbi 80% të votave ose pothuajse 11 mijë sosh. PDK është e dyta në
Janë numëruar mbi 93% e votave të hedhura në përfaqësitë diplomatike të Kosovës nëpër botë, ku VV prin bindshëm. Përditësimi i fundit është bërë mëngjesin e sotëm në orën 07:59 minuta.
Pas numërimit të 40 nga 43 vendvotimeve, VV ka marrë mbi 80% të votave ose pothuajse 11 mijë sosh.
PDK është e dyta në diasporë me 1010 vota, ndërsa LDK e treta me 1006 vota.
AAK-NISMA ka marrë deri më tash 260 vota.
Vlen të theksohet se votat e diasporës me postë do të fillojnë të numërohen sot.