Përfundon numërimi i votave të personave me nevoja të veçanta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar mbrëmjen e sotme se në ora 20:30, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta, i realizuar në ditën e zgjedhjeve jashtë vendvotimeve përmes ekipeve mobile. Rezultatet nga ky numërim janë pasqyruar në platformën për rezultate

Përfundon numërimi i votave të personave me nevoja të veçanta
Përfundon numërimi i votave të personave me nevoja të veçanta

Përfundon numërimi i votave të personave me nevoja të veçanta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar mbrëmjen e sotme se në ora 20:30, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta, i realizuar në ditën e zgjedhjeve jashtë vendvotimeve përmes ekipeve mobile.

Rezultatet nga ky numërim janë pasqyruar në platformën për rezultate https://resultslocal2025.kqz-ks.org/, në rubrikën “Rezultatet QNR – Nevoja të veçanta (VPNV)”.

“Aktualisht në QNR, në proces është rinumërimi i 16 kutive të votimit që i takojnë 12 vendvotimeve të ndryshme nga komunat Deçan, Gllogoc, Gjilan, Lipjan, Prishtinë, Prizren, Shtime dhe Suharekë”, tha KQZ.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se do të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pas pranimit të konfirmimit nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Gjykata Supreme se nuk kanë ndonjë çështje duke e trajtuar. /Klankosova.tv