Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve
Ka përfunduar rinumërimi i fletëvotimeve nga 50 vendvotime të rregullta në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), sipas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Procesi u zhvillua në prani të vëzhguesve të akredituar. 35 prej këtyre vendvotimeve ishin në Komunën e Vushtrrisë, ndërsa 15 në komunat e tjera. Sipas njoftimit të KQZ-së, gjatë ditës […] The post Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve appeared first on Albinfo.

Ka përfunduar rinumërimi i fletëvotimeve nga 50 vendvotime të rregullta në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), sipas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Procesi u zhvillua në prani të vëzhguesve të akredituar.
35 prej këtyre vendvotimeve ishin në Komunën e Vushtrrisë, ndërsa 15 në komunat e tjera.
Sipas njoftimit të KQZ-së, gjatë ditës së sotme, në orën 12:00, do të nisë rinumërimi i 1.631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë. Këto fletëvotime janë të shpërndara në 177 kuti votimi dhe do të rinumërohen në bazë të vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
KQZ-ja ka konfirmuar se edhe ky proces do të zhvillohet nën mbikëqyrjen e vëzhguesve të akredituar, duke siguruar transparencë dhe respektim të procedurave zgjedhore.
The post Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve appeared first on Albinfo.