Përvjetori i 35-të i vrasj*es së Enver Hadrit

Janë mbushur 35 vjet nga vrasja e veprimtarit Enver Hadri. Ai u vra në Bruksel nga Shërbimi Sekret jugosllav, UDB. Rreth rastit të Hadrit, një gjykatë evropiane dha vulën përfundimtare se ai ishte viktimë e luftës për të drejtat e njeriut në Kosovë. Ai kishte azil politik në Belgjikë, ndërsa u vra nga struktura, prej

Përvjetori i 35-të i vrasj*es së Enver Hadrit

Janë mbushur 35 vjet nga vrasja e veprimtarit Enver Hadri.

Ai u vra në Bruksel nga Shërbimi Sekret jugosllav, UDB.

Rreth rastit të Hadrit, një gjykatë evropiane dha vulën përfundimtare se ai ishte viktimë e luftës për të drejtat e njeriut në Kosovë.

Ai kishte azil politik në Belgjikë, ndërsa u vra nga struktura, prej të cilave kishte ikur, duke kërkuar mbrojtje në shtetin belg, shkruan Radio Evropa e Lirë .

Vajza e tij, Teuta, ishte vetëm 13 vjeçe kur më 25 shkurt 1990 shoqja e saj e mori në telefon për t’ia kumtuar lajmin e babai i saj ishte vrarë.

Ajo u trondit, duke mos dashur të besonte atë që dëgjoi.

Në ato momente në dyert e shtëpisë trokiti policia belge, ku iu dha gruas së Enver Hadrit, pra nënës së Teutës, se burri i saj ishte vrarë.

Enver Hadri ishte aktivist nga Kosova.

Në Belgjikë jetonte që nga viti 1972, ku themeloi Komitetin për të drejtat e njeriut në Kosovë.

Ishte i përkushtuar që çështja e të drejtave të njeriut në Kosovë të përfshihej në agjendën ndërkombëtare.