Polici Shaqiri: Afrim Bunjaku s’ka pasur puls pasi e kemi futur në veturë

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po mbahet seanca e radhës për rastin “Banjska”. Pas Alban Rashitit i cili mbeti i plagosur nga sulmi i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ka nisur të dëshmojë edhe zyrtari policor, Çlirim Shaqiri i cili kishte pësuar lëndime atë kohë. Ai gjatë dëshmisë së tij ka thënë se ka

Polici Shaqiri: Afrim Bunjaku s’ka pasur puls pasi e kemi futur në veturë

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po mbahet seanca e radhës për rastin “Banjska”.

Pas Alban Rashitit i cili mbeti i plagosur nga sulmi i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ka nisur të dëshmojë edhe zyrtari policor, Çlirim Shaqiri i cili kishte pësuar lëndime atë kohë.

Ai gjatë dëshmisë së tij ka thënë se ka marrë lëndime të rënda si pasojë e sulmit dhe vazhdon ende të marrë trajtim mjekësorë.

Gjatë dëshmisë së tij ai ka thënë se të shtënat që nga momenti i shpërthimit nuk janë ndalur asnjë moment dhe se është përdorur armatim i rëndë kundër tyre.

Tutje ka shtuar se pasi është qëlluar rreshteri Bunjaku janë munduar ta fusin në veturë. Ka dëshmuar se pasi e kanë futur në veturë, ai e ka parë që nuk ka puls, por ka theksuar se nuk kanë mundur t’i ofrojnë ndihmë tjetër.

“Por për shkak të errësirës në pjesën e fshatit nuk kemi arrit t‘i identifikojmë çfarë pajisesh, por ka qenë armatim i rëndë, sulmi ka ardhur nga manastiri i fshatit dhe përreth. Gjatë qëndrimit me kolegë afër kamionëve, zyrtari policor Mirsad Kryeziu na është afruar dhe është munduar që të bëjë lëvizje për t’u afruar te vetura që kemi pasur në lokacion. Gjersa ai ka bërë lëvizje unë me kolegë e kemi mbuluar me zjarr. Mirsadi është afruar te vetura për t’ i dhënë ndihmë rreshterit Bunjaku, është futur te njëra veturë ka tentuar ta ndezë dhe kolegu Albani i ka treguar që vetura është dëmtuar dhe nuk punon. Më është thënë nga kolegu Rashiti që të bëjmë dëmtimin e ndriçimit për shkak se kemi qenë në pozicion të zbuluar dhe në rrezik të madh për jetë. Kolegu Mirsadi ka marrë veturën tjetër dhe është afruar te trupi i rreshterit të ndjerë Bunjaku. Ka filluar ta tërheqë trupin e tij, ta fus në veturë, ku i ka ndihmuar edhe një koleg tjetër nga stacioni i Zveçanit por për shkak të sulmit nuk kanë mundur që vetëm ata dy ta fusin në veturë, Mirsadi ka kërkuar ndihmë nga kolegët e tjerë. Albani ka thënë që për shkak të plagëve dhe gjakderdhjes nuk mundet të tërhiqet dhe më ka thënë mua që t’i ndihmojë. Kam dalë te pjesa e kolegëve dhe e kam shtyrë trupin për ta futur në veturë, por s’kemi mundur dhe jam sjellë nga ana tjetër dhe e kam tërhequr trupin në veturë. Në ato momente kam kërkuar për puls, nuk kam mundur të vërej, por për shkak të sulmit s’kemi mundur t’i japim ndihmë tjetër”, ka thënë ai.