Policia trajton tri raste të dhunës në familje – Një person në mbajtje, një tjetër në kërkim
Policia në Prishtinë dhe Graçanicë ka trajtuar tri raste të ndara të dhunës në familje. Në Prishtinë, një grua dhe vajza e saj e mitur kanë kërkuar trajtim mjekësor pas dhunës së ushtruar nga bashkëshorti, i cili është shpallur në kërkim. Gjithashtu në kryeqytet, një person është arrestuar pasi i ka dërguar mesazhe kërcënuese ish-bashkëshortes […] The post Policia trajton tri raste të dhunës në familje – Një person në mbajtje, një tjetër në kërkim appeared first on ATV.
Policia në Prishtinë dhe Graçanicë ka trajtuar tri raste të ndara të dhunës në familje.
Në Prishtinë, një grua dhe vajza e saj e mitur kanë kërkuar trajtim mjekësor pas dhunës së ushtruar nga bashkëshorti, i cili është shpallur në kërkim. Gjithashtu në kryeqytet, një person është arrestuar pasi i ka dërguar mesazhe kërcënuese ish-bashkëshortes së tij.
Ndërkohë, në Graçanicë është regjistruar një mosmarrëveshje verbale mes një personi dhe babait të tij.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari për kërcënime në Prishtinë është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti në Graçanicë është duke u zhvilluar në procedurë të rregullt.
The post Policia trajton tri raste të dhunës në familje – Një person në mbajtje, një tjetër në kërkim appeared first on ATV.
