Shpërthen zjarri në një biznes, çfarë ndodhi brenda mobilerisë?

Një zjarr ka shpërthyer mbrëmjen e së mërkurës në një mobilier në fshatin Greme të Ferizajt. Sipas policisë rasti është raportuar nga pronari i objektit, një mashkull kosovar, i cili ka kërkuar ndihmën e autoriteteve pas vërejtjes së flakëve. Policia tha se në vendngjarje kanë dalë njësitë policore, ekipet e zjarrfikësve si dhe ato të

Shpërthen zjarri në një biznes, çfarë ndodhi brenda mobilerisë?
Shpërthen zjarri në një biznes, çfarë ndodhi brenda mobilerisë?

Shpërthen zjarri në një biznes, çfarë ndodhi brenda mobilerisë?

Një zjarr ka shpërthyer mbrëmjen e së mërkurës në një mobilier në fshatin Greme të Ferizajt. Sipas policisë rasti është raportuar nga pronari i objektit, një mashkull kosovar, i cili ka kërkuar ndihmën e autoriteteve pas vërejtjes së flakëve.

Policia tha se në vendngjarje kanë dalë njësitë policore, ekipet e zjarrfikësve si dhe ato të KEDS-it.

Fatmirësisht, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.

“Fsh. Greme, Ferizaj 26.11.2025 – 21:35. Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se në mobilierinë e tij ka shpërthyer një zjarr. Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë policore, zjarrfikësit dhe njësitë e KEDS-it. Zjarrfikësit kanë arritur ta fiknin zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Autoritetet janë duke hetuar shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit.