Presidenciale në Poloni/ Balotazhi, favorit kandidati proeuropian
Në Poloni po mbahet këtë të dielë balotazhi i zgjedhjeve Presidenciale që pritet të vendos se kush do të jetë Kreu I Shtetit të Europës Qëndrore. Janë më shumë se 29 milionë qytetarë me të drejtë vote të cilët pritet të vendosin mes dy kandidatëve që ofrojnë vizione rrënjvsisht të ndryshme për vendin. Qendrat e [...]Read More...

Në Poloni po mbahet këtë të dielë balotazhi i zgjedhjeve Presidenciale që pritet të vendos se kush do të jetë Kreu I Shtetit të Europës Qëndrore. Janë më shumë se 29 milionë qytetarë me të drejtë vote të cilët pritet të vendosin mes dy kandidatëve që ofrojnë vizione rrënjvsisht të ndryshme për vendin. Qendrat e votimit jane hapur ne oren 7 te mengjesit dhe pritet te mbyllen ne oren 21.
Në garë janë kryebashkiaku pro-evropian i Varshavës, Rafał Trzaskowski (Rafaut Shaskovski) , i mbështetur nga koalicioni qeverisës politikisht i larmishëm i Donald Tuskut, kundër historianit dhe ish-boksierit amator Karol Nawrocki, (Karol Navrocki) i mbështetur nga partia e së djathtës populiste Ligj dhe Drejtësi që ka qeverisur vendin midis viteve 2015 dhe 2023.
Ne Poloni roli I presidentit eshte kryesisht ceremonial, megjithatë ai ka një ndikim në politikën e jashtme dhe të mbrojtjes në vend si dhe fuqine kritike për të vënë veto ndaj legjislacionit të ri. Kjo vetë mund të përmbyset vetëm me një shumicë prej tre të pestat në parlament, të cilën qeveria aktuale nuk e ka.
Kjo e dielë do të zbulojë nëse qeveria e Donald Tusk do të jetë në gjendje të bëjë përparim në premtimet e saj elektorale për sundimin e ligjit dhe çështjeve sociale, duke përfshirë abortin dhe të drejtat LGBTQ, pas 18 muajsh bashkëjetesë të vështirë me presidentin e opozitës, Andrzej Duda.
Nese Historiane dhe ish boksieri Amator Karol Nawroski viton zgjedhjet presidenciale kete te diele, ngerci aktual do te zgjatej duke beret e veshtire per qeverine aktuale qe te kaloje ne parlament ndonje refurme te madhe perpara zgjedhjeve parlamentare te vitit 2027.
Raundi I pare I zgjedhjeve presidenciale u fitua nga kryebashkiaku pro-evropian i Varshavës, Rafał Trzaskowski por sondazhet tregojne se diferenca mes dy kandidateve kete te diele eshte shume e ngushte.