President që e zgjedh direkt populli, Osmani diskuton me liderët e partive: Duhen ndryshime kushtetuese, s’është e pamundur

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se në takimin e sotëm me krerët e partive kanë diskutuar edhe për mundësinë e zgjedhjes së presidentit në mënyrë të drejtpërdrejtë nga populli. Osmani tha se e ka përkrahur një gjë të tillë tash e 15 vjet, duke shtuar se kjo do të shmangte shkuarjen në zgjedhje […]

President që e zgjedh direkt populli, Osmani diskuton me liderët e partive: Duhen ndryshime kushtetuese, s’është e pamundur
Vjosa Osmani do t’i ftojë partitë për konsultime brenda afatit kushtetues

Vjosa Osmani do t’i ftojë partitë për konsultime brenda afatit kushtetues

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se në takimin e sotëm me krerët e partive kanë diskutuar edhe për mundësinë e zgjedhjes së presidentit në mënyrë të drejtpërdrejtë nga populli.

Osmani tha se e ka përkrahur një gjë të tillë tash e 15 vjet, duke shtuar se kjo do të shmangte shkuarjen në zgjedhje për parlament e Qeveri.

“U diskutua mundësia e zgjedhjes së presidentit drejtpërdrejt nga populli, e kam përkrahur që nga viti 2010. Kam përkrahur edhe amendamentet kushtetuese.”, ka thënë Osmani.

Sipas saj, s’ka kuptim që të shkohet në zgjedhje për këto dy institucione nëse dështon zgjedhja e presidentes në Kuvend.

“Evitohen zgjedhjet nacionale. S’ka kuptim që për shkak të dështimit të zgjedhjes së presidentes të shkohet në zgjedhje për parlament e në Qeveri, dhe atë për një parlament e qeveri që mezi do të konstituohen”, ka shtuar Osmani.

Ajo tha se edhe partitë shprehen vullnet për zgjedhjen e presidentit në këtë formë.

“Kishte një vullnet të madh të partive politike që të shkohet me zgjedhje drejtpërdrejt nga populli, një instrument që e kam përkrahur gjithmonë…Por kërkohet ndryshim kushtetues, është sfidues por jo e pamundur”, ka thënë ajo në konferencë pas takimit.