Presidenti çek uron Osmanin për 17-vjetorin e pavarësisë: Çekia mbështetje të palëkundur për Kosovën

Presidenti i Republikës Çeke, Petr Pavel ka uruar Presidenten Osmani për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Siç thuhet në njoftimin e presidencës, Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga Presidenti çek, Petr Pavel, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës. “Në mesazhin e tij, Presidenti Pavel ka rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Republikës Çeke

Presidenti çek uron Osmanin për 17-vjetorin e pavarësisë: Çekia mbështetje të palëkundur për Kosovën

Presidenti i Republikës Çeke, Petr Pavel ka uruar Presidenten Osmani për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Siç thuhet në njoftimin e presidencës, Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga Presidenti çek, Petr Pavel, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

“Në mesazhin e tij, Presidenti Pavel ka rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Republikës Çeke për zhvillimin demokratik të Kosovës dhe për rrugëtimin e saj drejt integrimit euroatlantik”.

“Presidenti Pavel ka shprehur besimin e tij se marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Çekisë do të vazhdojnë të zhvillohen me sukses, duke u bazuar në miqësinë dhe përkushtimin e ndërsjellë për vlerat demokratike dhe stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftimin e presidencës.