Presidentja Osmani uron Pashkët
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët katolikë dhe ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve, duke përcjellë një mesazh shprese, paqeje dhe bashkimi. Në një postim publik, Osmani ka theksuar rëndësinë e kësaj feste që këtë vit kremtohet në një datë të përbashkët nga të dyja komunitetet, duke e cilësuar si […] The post Presidentja Osmani uron Pashkët appeared first on Albinfo.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët katolikë dhe ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve, duke përcjellë një mesazh shprese, paqeje dhe bashkimi.
Në një postim publik, Osmani ka theksuar rëndësinë e kësaj feste që këtë vit kremtohet në një datë të përbashkët nga të dyja komunitetet, duke e cilësuar si një kujtesë për fuqinë dhe besimin e palëkundur drejt një të ardhmeje më të mirë, tranmeton albinfo.ch.
“Të gjithë besimtarëve katolikë dhe ortodoksë, ju uroj nga zemra Pashkë të bekuara, paqe në zemër dhe gëzim në familje!”, shkroi Presidentja Osmani.
Ajo shtoi se Pashkët janë një rast i veçantë për reflektim dhe afrimitet mes njerëzve:
“Qofshin Pashkët një moment reflektimi, afrimi dhe dashurie për të gjithë ne”, ka shkruar Osmani, transmeton albinfo.ch.
The post Presidentja Osmani uron Pashkët appeared first on Albinfo.