Progres-raporti, Rama e sheh gotën gjysmë plot: Shqipëria në rrugën e duhur, me në fund jemi shembulli pozitiv

Për kryeministrin Edi Rama, progres-raporti i Komisionit Europian është pozitiv dhe tregon se Shqipëria është në rrugën e duhur drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ai tha se Shqipëria do të vijojë reformat që raporti i vitit 2027 ta rekomandojë anëtarësimin e vendit në BE, ndërsa shtoi se më në fund Shqipëria po tregohet si një […] The post Progres-raporti, Rama e sheh gotën gjysmë plot: Shqipëria në rrugën e duhur, me në fund jemi shembulli pozitiv appeared first on Ditar.al.

Progres-raporti, Rama e sheh gotën gjysmë plot: Shqipëria në rrugën e duhur, me në fund jemi shembulli pozitiv

Për kryeministrin Edi Rama, progres-raporti i Komisionit Europian është pozitiv dhe tregon se Shqipëria është në rrugën e duhur drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Ai tha se Shqipëria do të vijojë reformat që raporti i vitit 2027 ta rekomandojë anëtarësimin e vendit në BE, ndërsa shtoi se më në fund Shqipëria po tregohet si një shembull pozitiv për vendet e tjera që duan të bëhen pjesë e BE.

“Raporti thotë një gjë, që Shqipëria është në rrugën e duhur, për të përmbyllur teknikisht negociatat brenda vitit 2027. Duke thënë këtë, raporti i ka thënë të tëra. Ndërkohë që patjetër që në këtë rrugë të duhur, ka sfida në çdo hap. Sfida dhe çështje për tu adresuar jo vetëm në mënyrë sasiore por edhe cilësore në çdo hap. Natyrisht që raporti i progresit është një gotë e mbushur përgjysmë. Ajo që ne kemi bërë gjithmonë dhe do të bëjmë përsëri është që duke marrë energjinë e nevojshme nga gjysma plot, të fokusohemi me të gjithë energjinë e nevojshme te gjysma bosh që në 2027 ta përmbyllim këtë proces që raporti i vitit 2027 të shkruajë rekomandojmë anëtarësimin e Shqipërisë. Ky është objektivi historik dhe jam krenar që tanimë askush nuk harron të thotë se Shqipëria është pararojë në këtë proces me Malin e Zi dhe më në fund është shembulli pozitiv që iu jepet edhe të tjerëve që duan të bëhen pjesë e BE. “, tha Rama.

The post Progres-raporti, Rama e sheh gotën gjysmë plot: Shqipëria në rrugën e duhur, me në fund jemi shembulli pozitiv appeared first on Ditar.al.