Prokuroria: Zgjedhjet kaluan pa ndërprerje, u raportua vetëm rast i fotografimit të fletëvotimit në Shuto Orizarë
Komisioni i Përkohshëm i Prokurorisë monitoroi raundin e dytë të zgjedhjeve lokale dhe mbajti orare të jashtëzakonshme për reagim të shpejtë ndaj raportimeve. Procesi zgjedhor kaloi përgjithësisht qetë, pa ndërprerje serioze. I vetmi incident i raportuar ishte fotografimi i një fletëvotimi në Shuto Orizarë, i trajtuar menjëherë si kundërvajtje, njoftuan nga Prokuroria, raporton Portalb.mk. “Komisioni […]

Komisioni i Përkohshëm i Prokurorisë monitoroi raundin e dytë të zgjedhjeve lokale dhe mbajti orare të jashtëzakonshme për reagim të shpejtë ndaj raportimeve. Procesi zgjedhor kaloi përgjithësisht qetë, pa ndërprerje serioze. I vetmi incident i raportuar ishte fotografimi i një fletëvotimi në Shuto Orizarë, i trajtuar menjëherë si kundërvajtje, njoftuan nga Prokuroria, raporton Portalb.mk.
“Komisioni i Përkohshëm i Prokurorisë Publike për mbikëqyrjen e veprave të mundshme penale të lidhura me procesin zgjedhor sot monitoroi raundin e dytë të votimit në zgjedhjet lokale, dhe në prokuroritë publike u organizuan orare të jashtëzakonshme kujdestarie me qëllim koordinimin në kohë dhe dhënien e udhëzimeve për veprimet e organeve kompetente.
Dita e zgjedhjeve kaloi pa ndërprerje të mëdha të procesit zgjedhor, dhe sot në prokurorinë publike në zonën e Shuto Orizarës u paraqit vetëm një njoftim për fotografimin e një fletëvotimi. U dhanë udhëzime urgjente për dokumentimin e ngjarjes, e cila përbën kundërvajtje”, thonë nga Prokuroria.
Prokuroria shton se Komisioni i Prokurorisë Publike mbetet aktiv deri në përfundimin e plotë të procesit zgjedhor, dhe kushdo që mund të ketë dyshime për vepër penale të lidhur me procesin zgjedhor mund ta bëjë këtë në të gjitha prokuroritë publike në vend ose në adresën e posaçme të email-it [email protected]
Sot u zhvillua rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, ndërsa dje votuan personat e sëmurë dhe të paaftë si dhe për të burgosurit. Votimi dje dhe sot ka kaluar pa ndonjë incident.
