Deputetë dhe mbështetës të PD mblidhen para Kryeministrisë, situata e qetë para Ministrisë së Arsimit

Deputetë dhe mbështetës të PD mblidhen para Kryeministrisë, situata e qetë para Ministrisë së Arsimit

Ka nisur prej pak çastesh marshimi i protestuesve nga selia e Partisë Demokratike drejt Kryeministrisë. Qytetarë dhe drejtues të opozitës u janë bashkuar studentëve dhe pedagogëve në protestë para Kryeministrisë.

Ndërkohë edhe para Ministrisë së Arsimit janë mbledhur protestues të shumtë duke bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protesta është e ndarë në dy zonë të kryeqytetit para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit.

Nuk dihet sesi do të vijojë protesta dhe nëse dy grupet do të bashkohen në një lokacion. Deri në këto momente situata paraqitet e qetë.

Në terren, forcat e rendit po monitorojnë lëvizjen e protestuesve, ndërsa situata vijon të mbetet në vëmendje të autoriteteve pas zhvendosjes së protestuesve drejt bulevardit kryesor përballë Kryeministrisë.

Protesta para Ministrisë së Arsimit, nis grumbullimi i protestuesve të parë! Policia në gatishmëri (VIDEO)

The post Deputetë dhe mbështetës të PD mblidhen para Kryeministrisë, situata e qetë para Ministrisë së Arsimit appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.