Protesta në Tiranë, veteranët e UÇK-së rreshtohen para bustit të Skënderbeut
Qindra qytetarë janë mbledhur sot në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, për të marrë pjesë në protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në paraburgim në Hagë, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Veteranët e UÇK-së janë rreshtuar para memorialit, ku kanë nderuar heroin kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu. Po ashtu disa […] The post Protesta në Tiranë, veteranët e UÇK-së rreshtohen para bustit të Skënderbeut appeared first on Ditar.al.

Qindra qytetarë janë mbledhur sot në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, për të marrë pjesë në protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në paraburgim në Hagë, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Veteranët e UÇK-së janë rreshtuar para memorialit, ku kanë nderuar heroin kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.
Po ashtu disa prej tyre kanë mbajtur në duar edhe flamujt e UÇK-së.
“UÇK-ja jemi ne, kush është trim, e kush është djalë, zot atdheut ka me i dalë”, kanë brohoritur pjesëmarrësit dhe veteranët e UÇK-së.
Protesta e sotme, me moton “Liria Ka emër” ka për qëllim që të bëjë thirrje për drejtësi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi.

The post Protesta në Tiranë, veteranët e UÇK-së rreshtohen para bustit të Skënderbeut appeared first on Ditar.al.