Protestat godasin ekonominë/ Turqi, bie besimi i investitorëve, dobësohen tregjet financiare

Presidenti Turk Rexep Taip Ergoan ka qenë i qartë, kushdo që përfshihet në korrupsion dhe mbështetje të organizatave terroriste do të përballet me Drejtësinë.  Kanë qenë pikërisht këto fjalët e tij sa  i përket arrestimit të Kryebashkiaku të Stambollit Ekrem Imamoglu, arrestim ky që ka sjellë protesa masive në Turqi përgjatë dy javëve të fundit. [...]Read More...

Protestat godasin ekonominë/ Turqi, bie besimi i investitorëve, dobësohen tregjet financiare

Presidenti Turk Rexep Taip Ergoan ka qenë i qartë, kushdo që përfshihet në korrupsion dhe mbështetje të organizatave terroriste do të përballet me Drejtësinë.  Kanë qenë pikërisht këto fjalët e tij sa  i përket arrestimit të Kryebashkiaku të Stambollit Ekrem Imamoglu, arrestim ky që ka sjellë protesa masive në Turqi përgjatë dy javëve të fundit. Pikërisht këto protesta e kanë prekur udhëheqjen e Ergogan në njërën prej pikave të tij më të dobëta, ekoniminë.

Tregjet Financiare dhe Aksionet kanë pësuar një rënie të ndjeshme në Turqi përgjatë ditëve të fundit. Situata e trazuar politike dhe protestat kanë ndikuar në besimin e investitorëve, duke bërë që java e shkaur të jetë java më e dobët e tregut të kapitalit në Turqi që nga kriza globale financiare  e vitit 2008.

Indeski kryesor I Bursës, ISE 100 humbi përkohësisht 16% të vlerës së tij totale. Vitet e fundit investitorët turq kishin investuar në bursë për të mbrojtur pasuritë e tyre nga inflacioni i lartë, i cili në mars ishte rreth 39 për qind. Ekspertët kanë paralajmëruar se kjo pasiguri mund të reflektohet edhe në sektorin e turizmit, një ndër sektorët më të rëndësishëm të Ekonomisë Turke.

Kriza aktuale politike në Turqi dhe protestat masive me të cilat po përballet vendi duken si një efekt boomerang për Erdogan. Rreth një çerek shekulli më parë, ishte vetë  ai  asokohe kryebashkiak i njohur i Stambollit i cili u rrëzua nga detyra dhe u burgos për akuza që mbështetësit e tij i kundërshtuan si të nxitura politikisht, para se të kthehej më vonë për t’u bërë udhëheqësi që ka shërbyer më së gjati në historinë moderne të vendit të tij.

/ abcnews.al