PS dhe PD dakordësohen për Komisionin e Reformës Zgjedhore, pjesë e tij partia Mundësia dhe PSD

Mazhoranca dhe opozita kanë gjetur dakordësinë mes tyre për ngritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Burime bëjnë me dije se PS dhe PS kanë arritur marrëveshjen që të kënaqë palët kryesore politike, por edhe të garantojë përfaqësim për partitë e vogla. Ky Komision do të ketë formulën 8+8 dhe do të drejtohet nga dy bashkëkryetarë. […] The post PS dhe PD dakordësohen për Komisionin e Reformës Zgjedhore, pjesë e tij partia Mundësia dhe PSD appeared first on Ditar.al.

PS dhe PD dakordësohen për Komisionin e Reformës Zgjedhore, pjesë e tij partia Mundësia dhe PSD

Mazhoranca dhe opozita kanë gjetur dakordësinë mes tyre për ngritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Burime bëjnë me dije se PS dhe PS kanë arritur marrëveshjen që të kënaqë palët kryesore politike, por edhe të garantojë përfaqësim për partitë e vogla.

Ky Komision do të ketë formulën 8+8 dhe do të drejtohet nga dy bashkëkryetarë.

Mësohet se në Komisionin me 16 anëtarë, Partia Socialiste do të mbajë 7 nga 8 vende ndërsa një karrige do t’i lihet PSD-së së Tom Doshit.

Nga ana tjetër, PD ka vendosur që 8 vendet që i takojnë në Komision t’i ndajë edhe me partitë e tjera opozitare. Konkretisht 5 anëtarë PD, 1 Partia Mundësia, 1 Partia e Lirisë dhe 1 Partia Republikane.

Kujtojmë se ngritja e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe asaj Territoriale është shoqëruar me debate mes palëve në vend, që siç duket, tashmë kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

Ngritja e Komisionit te Reformes Zgjedhore pritet te miratohet ne Kuvendin e Shqiperise javën e ardhshme.

The post PS dhe PD dakordësohen për Komisionin e Reformës Zgjedhore, pjesë e tij partia Mundësia dhe PSD appeared first on Ditar.al.